Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Prill 2020, 11:11

E rëndë/ Prindërit dhe 11 fëmijët e tyre dalin me Koronavirus

Një familje në Spanjë, prindërit dhe 11 fëmijët e tyre, janë të infektuar nga Koronavirusi. Ato janë vetëizoluar që nga 14 Marsi në shtëpinë e tyre në Valladolid.

E para që ka rezultuar me Koronavirus është nëna, Irene Gervas dhe më pas të gjithë janë infektuar njëri pas tjetrit. Kryefamiljari, Jose Maria Cebrian ka treguar për mediat lokale: "Fëmijët u infektuan njëri pas tjetrit. Disa prej tyre kanë simptoma më të lehta ndërsa disa më të rënda. Virusit i duhen 5-6 ditë për t'u shfaqur.

Fëmijët sëmuren një ditë, kanë dhimbje koke, të vjella dhe pas kësaj ndihen mirë. Ditën tjetër as nuk mbajnë mend.

Doktori na ka thënë që duhet të qëndrojmë të paktën dhe dy javë të tjera të vetëizoluar pasi nëse dalim jashtë mund të infektojmë të tjerët. "

Fëmijat janë të moshës nga 1 vjeç deri në 15 vjeç dhe familja po mbështetet nga të afërmit për të përballuar situatën.

Burimi: "Daily Mail"