Dy binjakë të lindur në Indi janë quajtur "Covid" dhe "Corona" nga prindërit e tyre. Zgjedhja e tyre është bërë për t'i dhënë një frymë pozitive pandemisë vdekjeprurëse që ka përfshirë globin.
Binjakët kanë lindur më 27 Mars në spitalin Dr BR Ambedkar. Prindërit, Preeti dhe Vinay Verma, kishin nxituar për në spital pak para mesnatës së 26 Marsit dhe për shkak të masave bllokuese të Koronavirusit në Indi, udhëtimi kishte qenë mjaft i vështirë.
"Unë u bekova me binjakët- një djalë dhe një vajzë- në orët e para të 27 Marsit. Ne i emëruam Covid dhe Corona për të lehtësuar ankthin dhe frikën e shoqëruar me këto fjalë si dhe për ta bërë këtë rast të paharrueshëm", ka treguar Preeti, e ëma e binjakëve, në një intervistë për "Express News Service".

