Një vajzë 12 vjeçare ka telefonuar 122 në Vergato, në zonën e Bolonjës, duke i kërkuar ndihmë policisë. Babai i saj kishte humbur punën për shkak të urgjencës së Koronavirusit dhe të dy ndiheshin të uritur sepse nuk kishin as para.
"Na ndihmoni, ne kemi uri! Babi ka humbur punën e tij dhe ne nuk kemi para", është shprehur vogëlushja.
Pasi rasti u hetua, operatori që iu përgjigj asaj ka dërguar një patrullë në shtëpinë e familjes me origjinë të huaj, e përbërë nga prindërit dhe dy fëmijë. Patrulla iu ka dhuruar pako me ushqime thelbësore, duke përfshirë qumësht, makarona, vezë, miell, fruta dhe perime.


