Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Zonë e lirë". Ai zbuloi skenarin shokues të Shqipërisë, nëse nuk do të ishin marrë masa për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit në vend.
Sipas tij pa masat mbrojtëse, Shqipëria do numëronte 18 mijë të vdekur.
“Në këtë moment nuk kemi nevojë për ndihmë. Spitalet private kanë ofruar ndihmën që më herët dhe janë pjesë e strategjisë në rast se lind nevoja. Testet bëhen në laborator të çertifikuar në laborator të organizatave ndërkombëtare. Në këtë fazë nuk e kemi të nevojshme. E para, ajo që thash, strategjia dhe kapaciteti ynë për të ndjekur dhe hetuar zinxhirin e infektimit. Në Shkodër është kapur gjithë zinxhiri i infektimit dhe të gjithë personat janë të vetëkarantinuar, janë të përgjegjshëm dhe hetohen kontaktet e tyre. Ne jemi më përpara se sa të tjerët në kohë, e morëm nga Italia direkt, gjërat deri tani mos të marrim mësysh.
Kemi shumë pak të vdekur në krahasim se çdo kishim se jemi mbrojtur shumë shpejt. Të tjerët po të mos ishin mbrojtur, do ishin zënë rrugët nga të vdekur. Projeksioni i Shqipërisë pa mbrojtje do ishte 18 mijë të vdekur, e kam parë edhe të publikuar nga të tjerë ekspertë. Ky virus ka dhe një problem të madh, nuk di si t’i dilet përpara, se mund të ndryshojë natyrë. Rikthimi i tij në vjeshtë, një mundësi është të rikthehet më i dobët, ose më i fortë. Gripi spanjoll goditi fortë në rikthim. Është komplet e panjohur loja, është një shah që e luan me një alien, jo me një shahist përballë”, tha Rama.
Burimi: "zoneelire.al"
