Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 20:08

U kap duke vjedhur, burri pështyn policin dhe i thotë: Kam koronavirus (Video)

Kriminelët në Mbretërinë e Bashkuar, kanë filluar të përdorin Koronavirusin si armë kundër policisë. Ato kërcënojnë se do të pështyjnë apo kolliten, madje shumë prej tyre dhe i praktikojnë këto kërcënime. Deri tani janë arrestuar 4 banditë të cilët kanë sulmuar policinë në Kent dhe Dorset.

Vetëm së fundmi, një 35 vjeçar i quajtur Oliver Cook është vënë në pranga. Ai po përpiqej të vidhte mish në një supermarket në Kent, kur policia ka mbërritur. 35 vjeçari ka pështyrë njërin ndër oficerët dhe më pas ka tentuar të largohet.

Më pas, duke qeshur, ai ka deklaruar "Unë kam koronavirus, largohuni nga unë".

Cook është akuzuar për sulm ndaj policisë dhe për vjedhje. Ai është dënuar në gjykatë me 120 ditë burg.

Shefi i kontrollit Dorset James Vaughan ka deklaruar: "Pështyrja është gjithmonë vepër e neveritshme, por sidomos në të tilla kushte në situatën në të cilën ndodhemi. Ne nuk do të tolerojmë sulme ndaj oficerëve ose kolegëve tanë. Ata që e bëjnë do te ndeshkohen!"

Burimi: Daily Mail