Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 18:06

Pas vdekjes së djalit të sëmurë, qytetarja nga Vlora i dhuron respiratorin spitalit

Një qytetare nga Vlora ka bërë një gjest human në këto ditë të vështira si pasojë e Koronavirusit. Ajo i ka dhuruar spitalit të Vlorës një respirator për t'iu ardhur në ndihmë të sëmurëve.

Qytetarja e kishte blerë respiratorin disa vite më parë por nuk ishte përdorur kurrë. Ajo e kishte marrë për djalin e sëmurë, i cili fatkeqësisht humbi jetën në Itali para disa vitesh.

Qytetarja, Dinore Idrizi, ka bërë një gjest vërtetë human dhe ky respirator do të përdoret për të gjitha familjet në nevojë./Top Channel