Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 17:05

Koronavirusi/ DiCaprio mbledh shumën marramendëse për familjet në nevojë

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio po ndihmon në mbledhje parash për Fondin e Ushqimit Amerikan, ku ai është bashkëthemelues së bashku me Laurene Powell Jobs. Deri më tani janë grumbulluar 12 milion dollarë, të cilat do të shkojnë në ndihmë të komuniteteve të prekura nga Koronavirusi.

Në një njoftim të organizatës ditën e enjte, u bë e ditur se fondet synojnë të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit, individë që janë detyruar të ndërpresin punën dhe fëmijët.

"Përballë kësaj krize, organizata si "World Central Kitchen" dhe "Feeding America" i kanë frymëzuar të gjithë me angazhimin e tyre të palëkundur për të ushqyer njerëzit më  në nevojë," tha DiCaprio në një deklaratë.

Burimi: "Fox News"