Një nga aktoret më të njohura turke, Xhansin Çekili është prekur nga Covid-19. Aktorja 31-vjeçare e cila luan rolin e "Ajselit" në serialin "Një puthje në errësirë", përmes rrjeteve sociale deklaroi se përgjigja e testit i kishte dalë pozitive.

Xhansin Çekili tha se kishte shkuar në spital pasi kishte shfaqur simptoma dhe pasi kishte marrë përgjigjen, ishte vetëkarantinuar në dhomën e saj.

Aktorja tregoi se frika e saj më e madhe është të mos ja ngjisë mamasë dhe vëllait të saj, me të cilët jeton në shtëpi.

31-vjeçarja tha se një nga simptomat që ka është humbja e sensit të shijes dhe nuhatjes.

