Një 75 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Infektivit. Numri total i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 17.
Pacienti me iniciale A.C ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë. Ai vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme dhe fatkeqësisht nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ka shkuar në 304 numri i të prekurve nga Koronavirusi në vendin tonë, me 27 raste për 24 orë.
