Do të nis sot në Top Channel reality show më i ri "Aventurierët". Subjekti i këtij reality show janë tetë të rinj të cilët do punojnë gjatë tre muajve të verës duhet të ndajnë të njëjtën banesë me njëri-tjetrin.
Të rinjtë duhet të qëndrojnë në një banesë që është e projektuar nga produksioni me qëllim që të përshtaten me estetikën e fshatit, duke e kthyer në sfidë për personazhet. 8 të rinjtë dhurojnë disa nga skandalet, dramat, skenat, dhe situatat më absurde duke dhuruar emocione dhe surpriza.
Produksioni u ka mundësuar tetë të rinjve udhëtime në të gjithë Shqipërinë, si Spille, Jalë, Sarandë, Dhërmi, Durrës, Tiranë, Korçë, Pogradec e Theth.
"Aventurierët" nis transmetimin në Top Channel këtë të premte në orën 23:00 dhe do të transmetohet çdo javë.
View this post on Instagram
