Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 14:02

9 fëmijë me koronavirus/ Si u infektuan? Flet zv.ministrja e Shëndetësisë

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat foli edhe për gjendjen e fëmijëve të infektuar në vend. Rakacolli u shpreh se mosha mesatare e fëmijëve të infektuar është 8 vjeç dhe virusin e kanë marrë nga familjari që ka qenë me koronavirus.

“Fëmijët e prekur me koronavirus janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, mosha mesatare e tyre është rreth 8 vjeç. Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka qenë personi me koronavirus, por fatmirësisht janë që të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëri prek tyre nuk është i shtruar në spital” u shpreh zv.ministrja.