Një djalë i ri 29 vjeç është dënuar me burg pasi ka gënjyer për udhëtimin e tij nga Pekini në Milano të Italisë. Sipas ministrit të Sigurisë Publike në Kinë, i riu udhëtoi nga Pekini në Milano më 1 Mars dhe u kthye pas 6 ditësh. 29-vjeçari udhëtoi për në banesën e tij me tren.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se autoritetet atje e kanë dënuar me 18 muaj burg me akuzën: pengim të parandalimit të sëmundjeve infektive.
I riu doli me koronavirus dhe 40 kontaktet të tij të ngushta janë futur në karantinë.
