Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 13:01

Shkon në 304 numri i të infektuarve në Shqipëri, ky qytet ka numrin më të lartë

Numri i personave të infektuar me koronavirus vijon të rritet në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitivë 304 raste në total.

Mosha mesatare e rasteve pozitive është 50 vjeç.

Në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” janë shtruar në total 81 pacientë sipas ministrisë së Shëndetësisë. Sot u njoftua gjithashtu se spitali Covid 2 ose “Shefqet Ndroqi” do të ndjekë rastet më të rënda me insufiçencë respiratore nga Covid-19, prandaj atje janë transportuar këtë të premte disa pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit Shkodra ka pasur numrin më të lartë të të infektuarve, 12 raste.