Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 09:09

Shahini sqaron maturantët: Provimet do të mbahen, vendimi ndryshon vetëm nëse...

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka sqaruar maturantët se të gjitha provimet kombëtare do të mbahen. Përmes një komunikimi live, ministrja u shpreh se provimet mund të mos zhvillohen vetëm nëse vazhdon izolimi deri në Qershor apo Korrik. Por edhe këtë skenar Shahini e sheh si të pamundur. Ajo shprehet se nëse kjo ndodh do të merret një vendim tjetër.

“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar”, sqaron ministrja Shahini.