Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 23:11

I lidhur që prej dy vitesh, zbulohet e dashura bukuroshe e Butës

Reperi shqiptar Buta është munduar gjithmonë ta mbajë sa më fshehtë jetën private. Mirëpo vetëm së fundmi "Prive.al" ka zbuluar se ai është në një lidhje që prej dy vitesh.

E dashura e tij, emri i së cilës nuk është bërë i ditur është nga Ferizaj dhe nga fotoja e publikuar duket mjaft bukuroshe.

“Dyshja janë në lidhje duke shijuar romancën e tyre por duke ruajtur shumë privatësinë. Vajza nuk ka profil publik si Buta andaj dyshja po marrin kohën e tyre që gjithçka të bëjnë publike”, thotë burimi për “Prive.al”.