Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 20:08

Organizuan festë në kohën e Koronavirusit, shoqërohen në polici grupi i të rinjve

Një grup të rinjsh në Stamboll kanë organizuar një festë ekskluzive me temë "Koronavirusi" në këto ditë izolimi. Ata ishin veshur si mjekë dhe infermierë dhe ngjarja u transmetua live në rrjete sociale.

80 të rinjtë po argëtoheshin me muzikë dhe alkool. 11 prej tyre u vunë në pranga, duke përfshirë dhe pronarin e ndërtesës. Tani ndodhen në arrest shtëpie.

Burimi: "www.albawaba.com"