Koronavirusi i ka marrë jetën këngëtarit amerikan, Adam Schlesinger i grupit Fountains of Wayne. Këngëtari, tekstshkruesi, producenti muzikor dhe kitaristi ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare në një spital në New York.
Adam Schlesinger po trajtohej për koronavirus dhe merrte frymë me anë të një respiratori.

Chris Carrabba i grupit Dashboard Confessional shprehu dhimbje për humbjen e mikut të tij dhe bëri thirrje që situata të merret seriozisht. “Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga Covid-19. Duhet ta marrim seriozisht këtë. Njerëzit po sëmuren dhe po vdesin. Është e vështirë të qëndrosh mbyllur por jetët duhet të shpëtohen. Kujdesuni për njëri-tjetrin. U prehsh në paqe, miku im i dashur"
Adam Schlesinger fitoi çmime Emmy dhe Grammy për punën e tij në kolonat zanore të filmave Crazy Ex Girlfriend dhe A Colbert Christmas.
