Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 16:04

Shtohen 5 respiratorë të rinj në spitalin 'Shefqet Ndroqi'

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një komunikim direkt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve ka njoftuar pasditen e sotme se në spitalin e dytë për të prekurit nga Koronavirusi, 'Shefqet Ndroqi', janë vendosur 5 respiratorë të rinj. Ajo ka treguar se të tjerë respiratorë do të shtohen në ditët në vijim.

“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.