Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen i ka kërkuar falje Italisë përmes një letre publike të publikuar nga "La Repubblica" dhe ka deklaruar se shtetet europiane janë gati ta ndihmojnë.
"Sot Evropa po mobilizohet përkrah Italisë. Fatkeqësisht, jo gjithmonë ka qenë kështu. Duhet pranuar që në ditët e para të krizës, shumë menduan vetëm për problemet e tyre", tha kryetarja e Komisionit Europian.
Letra e Von Der Leyen u hap me një ndjesë dhe përfundoi me një listë të mënyrave të ndryshme që BE-ja po ndihmon Italinë me pasojat ekonomike të karantinës.
Von Der Leyen tha që BE "do të japë deri në 100 miliardë euro për vendet e goditura më rëndë, duke filluar nga Italia". Kryetarja tha se nisma e rënë dakord parashikon "kredi të garantuara nga të gjitha vendet anëtare duke demonstruar kështu solidaritetin evropian".
Von Der Leyen propozoi që "çdo euro që është ende në dispozicion në buxhetin vjetor të BE-së të shpenzohet për trajtimin e krizës".
"Muajin e kaluar, Komisioni Evropian nuk ka lënë 'gur pa lëvizur' për të ndihmuar Italinë", shkruajti kryetarja.

