Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 14:02

Qytetarët dalin në rrugë pa leje dhe gjejnë justifikime para policëve

Disa qytetarë nuk i janë bindur thirrjes që është bërë vazhdimisht nga qeveria, për të qëndruar në shtëpi dhe në rast se duhet të dalin për nevoja emergjente, ushqime apo ilaçe të aplikojnë në portalin e-albania. 

"News24" tregoi live nga Tirana sesa të shumtë ishin qytetarët sot në rrugë. Nga komunikimet e Policisë me qytetarët, këta të fundit gjejnë justifikime si klaustrofobia (frika nga ambientet e mbyllura) apo pretendojnë se janë me ç’rregullime mendore.

Në rastin konkret një i moshuar është kapur nga Policia pasi kishte dalë vetëm për të bërë një ofertë në celular dhe nuk pranonte të kthehej në banesë pa e kryer ofertën. Policia vendosi ta shoqërojë të moshuarin për të bërë ofertën e më pas në shtëpi.