Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 13:01

Rama: Bizneset e vogla dhe familjarët që nuk punojnë nuk do paguajnë qera

Kryeministri Rama ka deklaruar se të gjitha bizneset e vogla dhe familjarët të cilat kanë ndaluar punën gjatë kohës së koronavirusit nuk do të duhet që të paguajnë qiratë e tyre.

Rama përmes një postimi në Facebook thekson se qiradhënësit ndalohen që të kërkojnë qiratë në këto kohë dhe nëse nuk zbatojnë urdhrin, do të gjobiten me 5-fishin e vlerës së qirasë përkatëse.

"Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!

Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin!

Kjo masë mbështetëse vlen edhe për studentët që jetojnë me qera!

-qeradhënësit do të ndalohen t'u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse!

-për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s'ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet"