Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 10:10

Refuzuan karantinën, presidenti i Filipineve: Të vritet kushdo që nuk zbaton urdhërin

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duerte ka paralajmëruar se do urdhërojë policinë dhe ushtrinë të vrasë këdo që shkakton telashe gjatë këtij muaji karantine. 

"Ky është paralajmërim për të gjithë! Dëgjoni qeverinë në këtë kohë sepse është e rëndësishme që të bindeni. Mos lëndoni profesionistët e kujdesut shëndetësor, doktorët sepse është krim serioz. Urdhëri im për policinë dhe ushtrinë është: Nëse dikush nuk zbaton urdhërin duke vendosur jetët e njerëzve në rrezik, vritini", tha presidenti.

"Mos e sfidoni qeverinë sepse do humbni!", shtoi Duerte në një deklaratë.

Paralajmërimi i presidentit vjen pasi në Manila qytetarët mbajtën një protestë duke pretenduar se nuk kanë marrë ndihma ushqimore. Policët urdhëruan qytetarët të shkonin në shtëpi, por ata refuzuan. Policët arrestuan 20 persona në këtë protestë.