Reperi i famshëm amerikan, Tekashi 6ix9ine është liruar nga burgu pasi kishte shfaqur simptoma të koronavirusit. Avokati i reperit tha se ai kohët e fundit ishte me kollë, por në burg nuk po e lejonin të vizitohej nga mjekët. Për më shumë reperi ishte në rrezik për t’u infektuar nga koronavirusi pasi ishte diagnostikuar me bronkit dhe sinozit në fund të vitit të kaluar.

Tekashi, 23 vjeç do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit i mbyllur në shtëpinë e tij. Ai postoi një video ku shprehej se dëshira e tij e parë pas lirimit është të presë flokët.

Tekashi ishte dënuar me 24 muaj burg pasi u deklarua fajtor për vrasje dhe plaçkitje të armatosur.

