Pas 48 vitesh punë mjeku Dhimitër Kraja, i ati i Dj të njohur Vik Kraja, u kthye në detyrë për të ndihmuar stafin mjekësor në luftën me Koronavirusin. Mirëpo tre ditë pasi u rikthye në punë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se mjeku është infektuar nga Koronavirusi.

Djali i tij, Viki ka reaguar në lidhje me situatën. Ai iu bën thirrje qytetarëve të mos thyejnë rregullat e karantinës në mënyrë që t'ia vleje mundi i mjekëve.
“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, ka shkruar Dj.
View this post on Instagram
