Këngëtari i njohur korean, Kim-Jaejong, iu ka bërë fansave të tij një shaka pa kripë me rastin e 1 Prillit. Në një deklaratë në rrjete sociale, ai është shprehur se ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, pas testimeve të bëra.

Kjo gënjeshtër e tij është besuar nga fansat e këngëtarit, të cilët janë mërzitur shumë nga lajmi. Më pas Jae-jong deklaroi se ishte i gjithi një rreng për 1 Prillin dhe kjo u prit shumë keq nga të gjithë. Fansat shpërthyen ashpër ndaj tij duke u shprehur se nuk mund të bëhen shaka të tilla.

Disa orë më vonë aikërkoi dhe falje publike.

Burimi: "The New York Times"
