Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ka bërë të ditur vendimet e marra nga Bashkia si pasojë e Koronavirusit. Ai ka bërë me dije se do të falen qiratë për të gjithë ata që marrin me qira banesa sociale dhe aprtamente nga Bashkia Tiranë për muajt Mars dhe Prill.
Veliaj ka njoftuar se nga kjo përfitojnë 385 familje.
“Duke qenë se fillon muaji e duhen paguar qiratë e muajit parardhës, Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social.
Përfitojnë 385 familje në banesa sociale. Ftojmë këdo që jep hapësira me qira, ta falë pagesën për marsin e prillin, duke pasur parasysh se s’kanë pasur aktivitet ekonomik.
Solidariteti nuk na varfëron, përkundrazi, na bën më të fortë si shoqëri”, është shprehur mes të tjerash kryebashkiaku.
