Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Prill 2020, 18:06

Koronavirusi/ SHBA ndihmon Shqipërinë me pajisje testimi

Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se qeveria e Shteteve të Bashkuara përmes USAID/Albania po bashkërendon me organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër Koronavirusit.

USAID po e ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera.

Njoftimi:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollare.