Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Prill 2020, 18:06

Menduan se kaloi rreziku, koronavirusi rikthehet në Kinë

Vetëm pak kohë pasi autoritetet kineze menduan se rreziku i pandemisë kaloi dhe lehtësuan masat, duke lejuar edhe fluturimet, koronavirusi është rikthyer sërish. Për këtë arsye autoritetet janë detyruar të vendosin sërish masa dhe të ndalojnë grumbullimet e njerëzve. 

Në 27 mars Hong Kong shënoi 65 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve. Aktualisht janë mbi 700 të prekur nga virusi në vend. 

Rastet e reja janë më shumë studentë që janë rikthyer në Kinë nga vendet europiane ose SHBA. 

Kështu qeveria ka vendosur të ndalojë sërish hyrjen e të huajve në vend. 

Revista The Atlantic shkruan se ajo që po ndodh me Hong Kongun duhet të jetë mësim edhe për shtetet e tjera, që mendojnë se mund të rikthehen menjëherë në normalitet. Pas 2 muajve në karantinë, qytetarët e Hong Kongut iu rikthyen jetës duke shkuar në bare, restorante, duke bërë shëtitje dhe u rikthye transporti publik. Por ky rikthim në normalitet i ka dhënë mundësi koronavirusit të godasë sërish. Qeveria është detyruar t'i ndalojë qytetarët të dalin nga shtëpia dhe ka ndaluar grumbullimet.