Një i ri italian i identifikuar si Antonio De Pace ka mbytur partneren e tij, Lorena Quaranta, 27 vjeç. "Më infektoi me Koronavirus dhe unë e vrava", ka qenë dëshmia e të riut para policëve.
Ngjarja ndodhi dje në banesën e çiftit. Lorena dhe Antonio jetonin prej tre vitesh bashkë në provincën e Messinas. Pasi mbyti partneren, Antonio tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët, por arriti të mbijetonte.

Sot kanë dalë rezultatet e tamponëve dhe rezulton se Lorena nuk ishte prekur nga koronavirusi.
Deklarata që Antonio dha në polici se shkak u bë virusi është hedhur poshtë dhe po hetohet për të mësuar arsyen e vërtetë të krimit.

Antonio ishte diplomuar për mjekësi dhe punonte në poliklinikë ku ishte njohur me Lorenën e cila zhvillonte praktikën.

Miqtë dhe familja i përshkruajnë Lorenën dhe Antonion si një çift i ekuilibruar dhe paqësor dhe janë të shokuar me këtë ngjarje. Antonio nuk kishte shfaqur më parë sjellje të dhunshme.



