Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Prill 2020, 15:03

Irina Shayk thyen rregullat e karantinës

Supermodelja ruse, Irina Shayk nuk ka pyetur për rregullat e vendosura të cilat përfshijnë vetëizolimin, për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

34-vjeçarja është fotografuar duke shëtitur me biznesmenin Vito Schnabel.

Në fotot e kapura nga paparacët çifti shihet se ishin pajisur me maska, por nuk i kishin vendosur.

Veprimi i tyre ka shkaktuar mjaft kritika në rrjetet sociale pasi çifti përveçse thyen rregullat e vetëizolimit, nuk ruajtën as distancën.