Spanja më në fund po sheh ulje të numrit të rasteve me koronavirus. Raportohet se përqindja e rasteve të reja me Covid-19 ka filluar të ulet, një lajm i mirë ky për vendin që prej disa ditësh ishte mbërthyer nga virusi.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 864 viktima, por duke qenë se rastet e reja janë më të pakta, kjo ka dhënë shpresë.
Ekspertët shprehen se Spanja është afër arritjes së pikut të saj dhe autoritetet presin të shohin një rënie në vazhdim të numrit të rasteve pasi karantina ka qenë efektive.
Në total 5,872 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spanjë. Një tjetër lajm i mirë është edhe rritja e numrit të të shëruarve. Numri i atyre që janë shëruar nga virusi është 22,647 në të gjithë Spanjën, duke përfshirë një grua 101-vjeçare në Aragon.
Ministria e Shëndetësisë tregoi se numri i rasteve të reja është ulur nga 11% që ishte të martën në 8.0%.
Edhe niveli i vdekjeve gjithashtu është ulur nga 27% një javë më parë në 10.5%.
Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se shifrat tregojnë një ndryshim pozitiv.
