Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të infektuar në vendin tonë është rritur me 16 raste të reja, duke shkuar në total në 259 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 152 persona të dyshuar dhe në total janë kryer 1823 testime.
Nga virusi kanë humbur jetën 15 persona në vendin tonë. Sipas autoriteteve shëndetësore viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
"Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”, tha Silva Bino.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 5 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.
