Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Prill 2020, 10:10

Rama tregon nëse e ka bërë testin për koronavirusin

Kryeministri Rama ishte në një lidhje me skype në emisionin “Provokacija”. Gjatë bisedës me gazetarin Mustafa Nano, kryeministri u shpreh se masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.

Rama tha gjithashtu se ai vetë nuk ka bërë testim për koronavirusin pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme duke qenë se nuk ka simptoma.

Mustafa Nano: Për tu kthyer të kriza aktuale, unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju  keni bërë ndonjë testim?

Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.

Mustafa Nano: Rasti i Boris Johnson tregon që edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen

Edi Rama: Shumica e kanë bërë…