Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një lidhje me emisionin "Open" në Top Channel u shpreh se piku mund të arrihet në mesin e muajit prill dhe pa u ulur kurba nuk mund të fillojmë daljen nga karantina.
"Sipas projeksioneve statistikore, prilli do të ketë vazhdimësinë e pikut dhe trendin e hasjes së rezultateve pozitive në vend. Mesi i prillit do jetë piku për këtë sezon të infeksionit Covid në vend. Masat do vazhdojnë përtej dy javëshit të parë të prillit. Mbas pikut pritet ulja lineare. Nëse kjo ulje do të jetë graduale duke arritur në bishtin e kësaj epidemie do të jemi shumë fatlum", u shpreh Eugena Tomini.
