Këngëtari dhe shkrimtari i hitit të famshem "I Love Rock N Roll", Alan Merrill, ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e tij, Laura.

"Koronavirusi më mori babain këtë mëngjes. Kisha vetëm 2 minuta për t'i thënë lamtumirë. Ai dukej i qetë dhe me shpresë se nuk do të ishte i rradhës që do të dilte në lajme. Pasi shkova në apartamentin tim, mora lajmin se ai kishte ndërruar jetë", shkruajti vajza e Merrill.

Alan Merrill ishte vokalist, kitarist, kantautor, aktor dhe model. Ai ishte bashkëautor dhe këngëtar i versionit origjinal të këngës "I Love Rock 'n' Roll".
