Nga Shqipëria / E Martë 31 Mars 2020, 10:10

Erdhi nga jashtë dhe doli nga shtëpia, gjobitet me 700 mijë lekë qytetari

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka kontrolluar rreth 300 qytetarë, duke i vendosur gjobë me 10 000 lekë për dalje pa autorizim nga shtëpia 81 personave.

18 shoferë janë gjobitur për lëvizje pa autorizim ose jashtë orarit të lejuar, ndërsa një person u gjobit me 700 000 lekë pasi nuk qendroi në shtëpi për 14 ditë edhe pse ishte kthyer kohët e fundit nga jashtë.

“Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë”, njofton policia.

Burimi: abcnews.al