Disa ditë më parë u bë e ditur se këngëtari Muhamet Sejdiu së bashku me bashkëshorten ishin infektuar nga Koronavirusi. Ato sapo ishin kthyer nga Gjermania.

Fatmirësisht çifti ka arritur ta mposhtë virusin dhe janë shëruar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në llogarinë e tij të Facebook-ut. Pas testeve të kryera ata kanë dalë negativë.


