Në spitalin e Infektivit ka ndërruar jetë pacientja 89 vjeçare, me iniciale L.M nga Tirana, viktima e 12 nga Koronavirusi në Shqipëri. Ajo po trajtohej që 5 ditësh në spitalin infektiv ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor ajo nuk ka arritur të mbijetojë. 82 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur gjatë emisionit "Opinion".

