Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 20:08

Princi Charles shërohet nga Koronavirusi

Ditë më parë u bë e ditur se Princi Charles, babai i Harryt dhe Williamit, ishte infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur Shtëpia Clarence (Shtëpia e Princit të Uellsit).

Pas 7 ditësh izolimi në shtëpinë e tij, mediat e huaja shkruajnë se Princ Charles është shëruar plotësisht. 71 vjeçari brenda pak ditësh do të kthehet pranë familjes së tij.

"Shtëpia Clarence ka konfirmuar sot- se pas konsultave me doktorin, Princi i Uellsit ka dalë nga vetëizolimi", është shprehur një zëdhënës.