30 mjekët shqiptarë që shkuan të shtunën në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, kanë mahnitur botën. Mediat e huaja që nga Reuters e New York Times kanë folur për këtë gjest dhe falenderime të shumta kanë ardhur për Shqipërinë.
Sot ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video dhe e konsideron ekipin si krenarinë e shqiptarëve. Manastirliu ka zbuluar edhe emrat e 30 mjekëve heronj.
“Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim janë krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali", shkruan Manastirliu.
