Sipërmarrësi amerikan, shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do të investojë 100 milion dollarë për të mbështetur gazetarët. Ai shprehet se gazetaria lokale është shumë e rëndësishmë për të luftuar Koronavirusin, i mban njerëzit e informuar.

25 milionë do të jenë për projektet gazetareske, ndërsa 75 milionë të tjera do të përdoren për marketing në ndihmë të gazetarëve që raportojnë për koronavirusin.

"Gazetarët po luftojnë në kushte të vështira për të informuar komunitetet e tyre. Shpresojmë të mbështesim sa më shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe", është shprehur ai.

