Në këto ditë të vështira për vendin, të krijuara nga Koronavirusi, nuk ka munguar solidariteti mes njerëzve. Një 83 vjeçarja nga Farka, e quajtur Hatixhe Daci, ka vendosur të ofrojë pensionin e saj për të ndihmuar të moshuarit në nevojë.
I biri ka treguar për "ABC News" se nëna e tij sapo ka dëgjuar nga mediat se ka shumë të moshuar në kushte të vështira, vendosi t'iu dhurojë pensionin e saj për t'i ndihmuar sadopak.
“Duke parë në televizor këta pleqtë që rrinë brenda në shtëpi, më tha mua se ka qejf tu çojë nja 20 familjeve ndihma. Do i paketojmë dhe do i dërgojmë ku të jetë nevojë. Do mundohemi që ti respektojmë”, u shpreh i biri.
