Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 12:12

Mbi 10 mijë viktima por italianët nuk u binden masave, hapin lokale fshehurazi dhe festojnë

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ku janë shënuar 10 mijë viktima, një shifër kjo alarmante. Megjithatë italianët duket se nuk e kanë marrë aq seriozisht thirrjen e qeverisë për të qëndruar në shtëpi e për të mbyllur bizneset. Mediat italiane raportojnë se disa qytetarë i kanë shkelur rregullat duke hapur lokale e duke festuar.

Në Venecia raportohet se një lokal shërbente fshehurazi alkool dhe pije. Karabinierët kanë kapur klientët, pronarin e lokalit, një qytetar kinez dhe kanë mbyllur biznesin.

Gjithashtu në Venecia një 21-vjeçar është kapur nga karabinierët duke vjedhur makinat e parkuara. I riu është arrestuar dhe raportohet se ai nuk kishte as leje për të dalë nga shtëpia.

Ndërkohë në Napoli janë mbledhur për të festuar 50 veta në një pallat. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar kush ishin organizatorët.

Në Otranto një çiklist, për t'i shpëtuar kontrollit dhe gjobës është hedhur me biçikletë në det. Mediat italiane raportojnë se çiklisti ka qëndruar në ujë për një kohë të gjatë që të mos identifikohej nga policët. Megjithatë në fund ai është nxjerrë nga uji dhe është identifikuar./Xing.al