Aktorja e madhe e Hollivudit, Sharon Stone ka falenderuar me zemër Shqipërinë për ndihmën ndaj Italisë, duke dërguar 30 mjekë shqiptarë në frontin e luftës me koronavirusin.
Aktorja ka publikuar një foto të eksodit shqiptar, kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë dhe shkruajti: "30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”

