Një nga tregjet në Durrës është mbyllur sot për t'u transferuar në disa pika të tjera të qytetit. Tregtarët janë shprehur për "Abc News" se nuk janë njoftuar nga Bashkia për transferimin e tregut, por e kanë mësuar vetëm mëngjesin e sotëm kur janë përballur me policë.
“Nuk na kanë dhënë asnjë lloj zgjidhje nga bashkia. Shkoni te stadiumi na thanë por atje ska asnjë lloj kushti", është shprehur një nga tregtarët.
Një tjetër tregtar thotë se duhet të ishin njoftuar që do të mbylleshin dhe që bashkia duhet t'i paguajë për këtë.
