Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 09:09

'U drithërova fort', Rama emocionohet nga gjesti i i qytetarit italian për Shqipërinë (Video)

Një qytetar italian ka bërë një gjest emocionues në shenjë mirënjohje për 30 mjeket shqiptarë që u nisën të shtunën në frontin e luftës me koronavirusin në ndihmë të Italisë. Qytetari shprehet se kjo ndihmë nga vendi ynë është si të ndash euron e fundit që ke në xhep me mikun tënd.

Më pas me flaut qytetari italian luan himnin tonë kombëtar. Videon e ka publikuar në Facebook edhe kryeministri Rama i cili shprehet i emocionuar nga ky gjest.

"Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre...Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t'ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një Faleminderit nga zemra i Shqipërisë, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik".