Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 09:09

Shërohet nga koronavirusi 80-vjeçarja shqiptare

Një lajm i mirë vjen nga një e moshuar 80-vjeçare e cila është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryeministri Rama.

“Lajm i mirë: Nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

40 persona kanë arritur të shërohen nga sëmundja e COVID-19 në vendin tonë.

212 persona janë të infektuar dhe deri më tani fatkeqësisht 12 persona kanë humbur jetën.