Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 20:08

Shpërthen në flakë avioni me pacientin dhe stafin mjekësor në Filipine

Një avion i nisur nga Filipinet ka shpërthyer në flakë teksa po drejtohej për në Tokjo, Japoni. Në bord ndodheshin: tre persona nga personeli mjekësor, tre persona nga ekuipazhi i avionit, një pacient dhe një shoqërues.

Mediat e huaja raportojnë se avioni u nis drejt aeroportit “Haneda”, përpara se të shpërthente mbi Manila, Philippines.

"Fatkeqësisht, asnjë pasagjer nuk i mbijetoi aksidentit", thanë autoritetet.

Mediat raportojnë se mes viktimave janë një shtetas amerikan dhe një kanadez, por nuk mund të japin detaje të mëtejshme. Gjashtë të tjerët ishin filipinas.