Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një video direkte në rrjete sociale, ka bërë me dije se është hapur zyrtarisht spitali I dytë për trajtimin e pacientëve me Koronavirus në Shëipëri. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë që lufton Covid-19 në vend.
Manastirliu u shpreh se ky spital ka pritur pacientin e parë me Koronavirus, një ndërhyrje kirurgjikale te një e re e infektuar.
“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, tha ministrja.
Po ashtu ajo njoftoi se pacientët e “Shefqet Ndroqit” janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit. Ky spital ka kapacitet për 190 pacientë.
