Në Shqipëri është operuar për herë të parë një paciente e prekur nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për një vajzë 18 vjecare nga Lezha, e cila fillimisht është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar. Pas testimeve përkatëse, vajza ka rezultuar dhe mbartëse e Koronavirusit. Mirëpo pavarësisht kësaj, operacioni është kryer.
Operacioni është kryer të premten në Senatorium dhe stafi mjekësor ishin të pajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse. Reanimatori Arjan Vyshka ka treguar për "ABC Neës" se 18 vjecarja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se Shqipëria ka kushtet e mjaftueshme për të kryer operacione të tilla.
"Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale në punën tonë me mjeket që kemi. Ne jemi një vend që nuk kemi kapacitete e vendeve Evropiane që askush nuk e ka menduar një situatë të tillë por angazhimi i stafit mjekësor është maksimal në të gjithë botën. Stafi mjekësor punon me kapacitet të plotë dhe në rast nevoje ne dalim dhe në mbështetje të kolegëve", është shprehur ai.
